Rama: Presidenti Meta është i frikësuar nga Reforma në Drejtësi

Takimi i duarve mes dy liderëve të partive opozitare, për kryeministrin Edi Rama fsheh një skenar të mirëmenduar.

“Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë Reformën në Drejtësi ose kokën e Lulit, thotë ai.

Për kreun e qeverisë, përgjegjës nuk është Monika Kryemadhi me presidentin Meta por vetë Lulzim Basha, të cilit nuk ia kurseu kritikat, aspak dashamirëse.

Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, është lider por i një shoqërie aksionere me 2 ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monika”, tha Rama.

Në konferencën e gjatë me gazetarët, kreu i qeverisë foli dhe për nivelin e besueshmërisë së Reformës në Drejtësi, që sipas tij e tregon më së miri tensioni i Ilir Metës.

 “Reforma në Drejtësi është aq e besueshme sa niveli i shkallimit të Ilir Metës, shikoni Ilir Metën dhe aty matet besueshmëria e reformës, janë mjaftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën”, u shpreh Rama.

Thirrjet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve për kandidatë të pastër në lista duket se e kanë lodhur kryeministrin Rama.

 “Janë bërë si këngë të padurueshme, procesi eshtë i garantuar”, tha ai. 

Kjo konferencë online me gazetarët u paralajmërua si e fundit nga kryeministri deri në zgjedhje.

 “E nisëm me shpifje, e mbyllëm me shpifje…”, tha Rama.

Klan News