Marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian është arritur, por ajo ende nuk ka fuqi. Reuters raporton se marrëveshja tashmë do duhet që të miratohet nga Parlamenti  në Britani dhe të që të marrë fuqi.

Pritet që votimi në Parlament të bëhet në 30 Dhjetor, një ditë para afatit përfundimtar për kushtet e reja pas Brexit.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një konferencë pas njoftimit për marrëveshjen të arritur në Bruksel.

Kryeministri tha se marrëveshja do të ishte në dispozicion për shqyrtim nga të gjithë ligjvënësit. Më herët Britania dhe Bashkimi Evropian arritën marrëveshjen tregtare dhe kanë rënë dakord për kushtet e reja të peshkimit./tvklan.al