Analistët: Nisja e mozaikut të një marrëveshjeje finale

Firmosja e marrëveshjes për hekurudhat dhe takimet e Presidentit Alleksandar Vuçiç në Gjermani, konsiderohen edhe një hap drejt vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi. Për serbët ka ngelur një kusht-heqja e taksës.

Analisti Stefan Surlliç thotë se këto veprime mund të konsiderohen si shkrirje dhe një lloj fillimi i bisedimeve pasi pavarësisht se nuk është zyrtare, arritja e marrëveshjeve është vazhdim i bisedimeve. Surrliç pret që fillimisht të vazhdoj kështu.

“Nëse arrihet deri tek heqja e taksës, atëherë do të shohim shtimin e nismave nga ana e të dërguarit amerikan Grenell kryesisht në rrafshin ekonomik, por që i japin formë marrëveshjes përfundimtare”.

Serbia ka paralajmëruar se mund të ketë edhe një tërheqje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Surrliç thotë se heqja e taksës mund ta intensifikoj dialogun, por zgjedhjet e Prillit në Serbi nuk lejojnë shumë hapësirë për marrëveshje serioze.

“Kjo mund të ishte politikisht e paraqitur keq në publik, por gjithsesi deri në verë mund të presim vetëm dialog të intensitetit të ulët dhe vetëm përgatitje për një fazë më serioze në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Serbët, pavarësisht se marrin pjesë në takime, e kanë vënë tarifën doganore si kusht për bisedime serioze, qoftë edhe për statusin. Shtypi promovon kërkesat amerikane si presion ndaj Kosovës.

Tv Klan