Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që ta dërgojë për miratim në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Marrëveshja u firmos mes dy shteteve në 6 shkurt të këtij viti në Romë mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë pensione 500 mijë shqiptarët që punojnë në Itali, por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.
Tv Klan