I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falenderuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për siç tha, angazhimin konstruktiv.

Lajçak, falenderoi edhe Departamentin Amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane.

“Falenderimet e mia sonte shkojnë për Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falenderim i madh për DASH dhe diplomacinë e SHBA për mbështetjen e paçmuashme”, shkroi ai.

Kujtojmë se sonte Kosova e Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave./tvklan.al