Komisionerja evropiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale, Marija Gabriel ka paraqitur planin për uljen e tarifave telefonike të roamingut dhe të internetit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Tani tarifat roaming janë të larta. Për shembull, një abonent bullgar, që është në Republikën fqinje të Maqedonisë, duhet të paguajë rreth 15 Euro për çdo megabyte të internetit ne telefonin e tij celular dhe rreth 3 Euro për minutë për t’u thirrur nga dikush ne vendlindje”.

Në këtë takim ne Bruksel ishin edhe përfaqësuesit e kompanive të telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor. Sipas komisioneres Gabriel, edhe pse këto kompani janë organizata tregtare, ato mund të eksplorojnë opsione të ndryshme, siç janë marrëveshjet e tregtisë mes tyre.

Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia kanë ranë dakord të firmosin marrëveshjen për të hequr tarifat shumë të larta të roamingut. Sipas planit, tarifat roaming do të hiqen për të gjitha llojet e shërbimeve telefonike, bisedat, mesazhet dhe internetit. Kostoja e roamingut në Ballkan është deri në gjashtë herë më e lartë se sa kostoja në Europën Perëndimore.

Nën presion e Komisionit Evropian, operatorët e telefonisë celulare në BE u detyruan të unifikojnë çmimet e komunikimit mes vendeve të ndryshme dhe të ulin çmimet e roamingut. Për Bashkimin Evropian, ky proces ka marrë ne kohe 10 vite. Në këtë parim, kryerja e një bisede telefonike nga një vend në tjetrin nuk kushton më shtrenjtë sesa kryerja e bisedës brenda të njëjtit shtet.

Klan Plus