Fatmir Mediu e ka quajtur një hap pozitiv marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate lidhur me komisionet hetimore.

Në fjalën e tij për mediat, Mediu u shpreh se opozita duhet të ketë një plan veprimi parlamentar. Sa i takon Reformës Zgjedhore Mediu u shpreh se vendi ka nevojë për një reformë gjithëpërfshirëse që garanton kushtetueshmërinë.

Fatmir Mediu: Në këtë situatë mendoj që hapi është pozitiv. Dhe komunikimi politik ndërmjet palëve d.m.th forcave opozitare me qeverisjen për çështje që janë të rëndësishme është i vlefshëm. Ajo që unë mendoj që opozita duhet të bëjë është që të ketë një plan veprimi parlamentar dhe pastaj në diskutimet që do të bëhen në atë nuklin e vogël në nënkomision të ketë parasysh se çfarë kërkon ajo që ta kthejë dhe si ta kthejë kushtetueshmërinë në funksionimin e parlamentit dhe kushtetueshmërinë në vend.

Sa i përket Reformës Zgjedhore e përsëris që ka nevojë për një reformë gjithëpërfshirëse, që garanton kushtetueshmërinë e parlamentit, ku deputetët zgjidhen nga qytetarët, garanton mundësinë për të vazhduar dhe të ketë pluralizëm në vend. Votimi dhe pjesëmarrja në votime të diasporës dhe ajo që është po ashtu e rëndësishme është që të hiqen duart nga grabitja e votave.

Ndër të tjera Mediu u shpreh se lidhur me Reformën Zgjedhore është e rëndësishme që përfaqësusit e opozitës të kenë një diskutim me të gjithë trupën e deputetëve opozitarë

Fatmir Mediu: Këtë çështje e diskutova dhe po ju them që nuk kemi një komision tjetër të Reformës Zgjedhore, por kemi një nukël i cili trajton problemet që tejkalojnë interesat e një maxhorance. Ka nevojë për gjykim të përbashkët. Ajo që është e rëndësishme që këto përfaqësus të opozitës kur të shkojnë atje të kenë një diskutim me të gjithë trupën e deputetëve opozitarë si në nivelin teknik dhe në nivelin politik në vendimmarrjen e këtyre çështjeve. Nëse do të funksionojë ko lloj marrëdhënie e tyre mendoj që do të kemi një opozitë më të unifikuar./tvklan.al