Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e quan marrëveshje Shqipëri-SHBA si një marrëveshje strategjike të rëndësishme.

Në një postim në mediat sociale, Kim shprehet se marrëveshja për gazin e lëngshëm do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë dhe do të rrisë furnizimin me energji.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1370727266276290561

Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan diplomatja.

Më tej Kim shton se është një hap për rrugën e investimeve të tjera amerikane. “Ai hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha amerikane, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, mbyll reagimin ambasadorja.

Një ditë më parë SHBA dhe Shqipëria kanë finalizuar një marrëveshje për prodhimin e gazit të lengshëm në TEC-in e Vlorës./tvklan.al