Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kinezët kanë zyrtarizuar ndihmën prej 10 milion yan për qeverinë shqiptare, si mbështetje, për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit. Në bisedimet mes Ministrit të Jashtëm Milo dhe shefit të diplomacisë kineze Yan Xuan është rënë dakord, që investimet kineze të shtrihen jo vetëm në energjitikë, por edhe në industrinë shqiptare.

Përpara gazetarëve Ministri i Jashtëm Paskal Milo theksoi, se ende nuk bëhet fjalë për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike me jugosllavinë. Për Kosovën, Milo tha, se ajo nuk është më një çështje jugosllave, serbe dhe rajonale, por një çështje ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame