Letonia ka gjasë të ndjek shembullin e Shqipërisë dhe Kroacisë për marrëveshje me Kosovën për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë vizitës në Kosovë një kërkesë të tillë për presidentin Letonez pati presidentja Vjosa Osmani. I pyetur nga gazetarët nëse është e gatshme Letonia për një marrëveshje të tillë, ai tha se fillimisht këtë do ta diskutojnë me Ministrinë e Mbrojtjes atje.
“Kur të kthehem atje, do ta ndajë dhe do të shohim se çfarë bashkëpunimi do të bëjmë në fushën e mbrojtjes. Sigurisht se do të punojmë dhe diskutojmë me ministrinë e mbrojtjes në këtë drejtim.”
Kërkoi heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës ndërsa tha se përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në procesin e integrimit evropian. Presidentja ndërkaq u pyet për takimin ditë më parë me emisarin e BE-së për dialogun të cilit tha se se në detaje ia kanë prezantuar vërejtjet sa i përket draft-statutit të BE-së për Asociacionin.
Osmani tha se në procesin e dialogut deri më tani s’u trajtua parimi i barazisë mes palëve.
Tv Klan