Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ka qenë në një vizitë në Gjirokastër, ku është takuar me kreun e qeverisë Edi Rama dhe ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Në takim mësohet se mes Turqisë dhe Shqipërisë është firmosur marrëveshja për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

Rama në një postim në mediat sociale bën me dije se janë “nënshkruar marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit; artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”.

Puna për marrëveshjen është nisur që në vizitën e Ramës në Turqi, gjatë së cilës u vendos dhe për ndërtimin e spitalit të ri në Fier./tvklan.al