Shtohen vepra të reja penale me dënim mbi 1 vit burg

Disa vepra te reja penale janë shtuar ne një traktat të ri të ekstradimit të firmosur mes Shqipërisë dhe shteteve të bashkuara të Amerikës.

Ky protokoll ekstradimi i firmosur në vitin 1933 nga Faik Konica, me të cilin është punuar deri tani nuk përmbante një sërë veprash te lindura me kalimin e kohës.

“Përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë”.

Diplomatja amerikane Yuri Kim tha askush nuk mund t’i ikë më drejtësisë, pasi të dyja vendet mund të kërkojnë ekstradim.

“Ky traktat nuk i kufizon më veprat e ekstradueshme në një listë të thjeshtë. Fusha është zgjeruar për të pasqyruar konceptet moderne në luftën kundër krimit dhe natyrën e fortë të marrëdhënies sonë të sigurisë. Ky traktat siguron një armë tjetër të fuqishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve që përpiqen të fshihen pas kufijve. Nuk do të ketë strehë të sigurt këtu, ose në Shtetet e Bashkuara, për të arratisurit që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të  marrëveshjes ra në sy kujdesi i ambasadores Kim në respektimin e  masave anti-COVID. 

Tv Klan