Marrëveshje me këste për sigurimet e punonjësve të administratës

Posta

Marrëveshje me këste për sigurimet e punonjësve të administratës

16:04 03/11/2019

Qeveria ndryshon ligjin për borxhin 100 mln USD që shteti u ka punonjësve

Qeveria do të lejojë bashkitë dhe institucionet publike që të paguajnë me këste detyrimet që kanë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre.

Në ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore, pjesë e paketës fiskale të vitit të ardhshëm, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka pranuar për herë të parë që të bëjë një përjashtim dhe të lejojë që për rastet e enteve shtetërore apo për pushtetin vendor të bëhen marrëveshje të derdhjes së kontributeve me këste.

Mësohet se lëvizja për të toleruar institucionet shtetërore që të nisin pagesat e sigurimeve të prapambetura të punonjësve është bërë pasi detyrimet për pagesën e kontributeve shoqërore nga institucionet publike kanë kapur shifrën 100 milionë Dollarë.

Ligji nuk do të lejojë që marrëveshja të bëhet për kompanitë private, ata do të jenë të përjashtuar për të paguar me këste si sigurimet shoqërore, ashtu edhe tatimin në burim. Megjithatë, në ndryshimet e këtij ligji është hequr detyrimi për të paguar 20% të vlerës të borxhit si kusht për të bërë akt-marrëveshjen.

Borxhi tatimor që bizneset kanë ndaj adminsitratës publike në fund të vitit 2018 arriti në 1 miliardë e 70 milionë Dollarë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi