Gjatë vizitës në Rumani, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Punën dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu, nënshkruan “Marrëveshjen për sigurimet shoqërore për qytetarët” e të dyja vendeve. 700 qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Rumani do të përfitojnë nga kontributet e tyre dhe do të marrin pensionet.

Me pas Hasani dhe homologia rumune Oprescu nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e trajnimeve diplomatike. Ai vuri theksin tek nevoja për përshpejtimin e procesit të integrimit për rajonin.

“Rumania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike, duke përcjellë përvojën rumune. Plani i Veprimit për Bashkëpunimin për dy vitet e ardhshme parashikon Integrimin Evropian si një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, tha kryediplomati shqiptar.

Hasani u ndal edhe në rolin e komunitetit shqiptar në Rumani dhe minoriteti rumun që jeton në vendin tonë, si dy elementë të rëndësishëm që zënë një vend të veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në të njëjtën kohë, po punohet për të finalizuar marrëveshjet në fushën e arsimit dhe kulturës, ndërkohë që mes dy vendeve është rritur ndjeshëm numri i turistëve.

Numri i turistëve rumunë në Shqipëri vetëm gjatë periudhës Janar-Maj 2024 kjo shifër është rritur me 172%.

Klan News