Balluku: Në 2023 nis puna për segmentin e parë të IAP

Shqipëria dhe Spanja kanë hedhur një tjetër hap drejt konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e gazit. Pas nënshkrimit në Madrid të Memorandumit të Mirëkuptimit, Albgaz dhe kompania spanjolle ENAGAS, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre në fushën e gazit.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi faktin se kjo marrëveshje do t’i japë mundësi Shqipërisë që të zhvillojë edhe projektin e integruar të gazit të lëngshëm në Vlorë.

Marrëveshja e nënshkruar gjithashtu e bën ENAGAS një nga aksionerët e kompanisë shqiptare ALBGAS, çka përbënë një garanci më shumë për zhvillimin e projekteve energjetike në vendin tonë.

Tv Klan