E ardhmja e Antoine Griezman do të jetë tek Atletico Madrid. Sipas “Relevo”, palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2027.
Prej kohësh përflitej për një largim të mundshëm të sulmuesit francez, me të ardhmen që dukej drejt MLS. Los Angeles ksihte shfaqur interes konkret për Griezmann, por duket se transferimi nuk do të ndodhë.
Sulmuesi ka vendosur të qëndrojë në Madrid, në atë që është kthyer në shtëpinë e tij të dytë.
Ishte vetë trajneri Diego Simeone që i kërkoi drejtuesve që të bëjnë gjithçka për të mbajtur dhe marrëveshja është arritur.
Thuhet se Griezmann është i lumtur për këtë dhe mund të ulë pagën e tij për të qëndruar te “Los Colchoneros”. /tvklan.al