Albion Shabaj sëbashku me një tjetër person, jo vetëm që po transportonin emigrantë të jashtëligjshëm për t’i nxjerrë jashtë kufirit, por edhe i grabitën ata me dhunë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Hot të Malësisë së Madhe. Në një njoftim për mediat, policia e Shkodrës tha këtë të martë se ka mundur që të identifikojë dhe të arrestojë një prej autorëve. Ai është pikërisht 28-vjeçari Albion Shabaj, banues në fshatin Aliaj.

“Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë  marrë disa shtetasve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine”,

sqaron policia në një njoftim për mediat.

Kjo e fundit thotë gjithashtu se puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Ndërkohë autoritetet kanë sekuestruar automjetin me të cilin 28-vjeçari po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.

/tvklan.al