Disa shkurre në një oborr ndërtese të braktisur janë përfshirë nga flakët e zjarrit për shkaqe të paqarta. Sipas burimeve nga Policia e Elbasanit, bëhet me dije se në zonë ka pasur edhe disa fishekë të pashpërthyer të cilët kanë plasur si pasojë e zjarrit të rënë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe zjarrfikësja, e cila ka vendosur nën kontroll flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ndërsa nuk ka raportime për persona të lënduar.

/tvklan.al