Julian Sinanaj

Gjyqi ndaj vrasësit me pagesë Julian Sinanaj dhe të pandehurve të tejrë në këtë proces, ka hyrë në fazën e paraqitjes së provave nga pala mbrojtëse. Në seancë e ardhshme që do të mbahet në datën 12 nëntor avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kërkuar që të shfaqet një video ku serial killer Sinanaj është marrë në pyetje në policinë e Tiranës.

Ata pretendojnë që dëshmia e tij nuk është marrë konform ligjeve dhe kërkojnë ta sjellin si provë në gjyq, duke ngritur pikëpyetje mbi ato çfarë Sinanaj ka deklaruar deri tani. Gjyqi ndaj 33 – vjeçarit Sinanaj zhvillohet me dyer të mbyllura pasi çdo gjë që deklarohet aty është sekret hetimor.

Sëbashku me Julian Sinanaj të pandehur në këtë çështje janë dhe Andon dhe Genis Mëhillaj, Marjon Mitro, Ilir Karçini të dyshuar si porositës të disa vrasjeve të kryera dhe një të mbetur në tentativë. Ndërsa Albin Mexhaj dhe Ndriçim Gjokona dyshohet se janë ndihmësit e tij.

Tv Klan