Marrveshja e paqes, Izrael-Palestinë – (5 Shtator 1999)


Marrveshja e paqes, Izrael-Palestinë – (5 Shtator 1999)

14:59 05/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Palestinezët dhe Izraelitët në rrugën e paqes reale. Në kryeqytetin e Egjiptit Kajro, në prani edhe të Sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt. Kryeministri Izraelit Ehud Barak dhe kryetari i autonomisë së Palestinës Jaser Arafat ka nënshkruar akordin praktik për zbatimin e marrëveshjes së paqes.

Nuk ka kuptim të kujtojmë më të kaluarën dhe të përsërisim gabimet e bëra. Detyra jonë është të bëjmë një kompromis për një të ardhmë më të mirë, ka deklaruar kryeministri Barak pas nënshkrimit të akordit. Ndërsa lideri palestinez Arafat është shprehur se me Barakun mund të bashkëpunohet seriozisht për një paqe të gjatë.

Sipas akordit të nënshkruar sot paradite tërheqja e ushtarëve izraelit do të filloj më datën 13 Shtator. Në këtë marrveshje është parashikuar që Palestinezët të përfitojnë 13% e territoreve të pushtuara si fillim. Në përfundim të këtij afati vetëm në Cisjordani autoritetet e autonomisë do të kenë nën administrimin e tyre 40% të territorit./tvklan.al






Të ngjashme