Tifozët e Anglisë duket se nuk do të reshtin së krijuari trazira këtë Europian.

Për të tretën ditë radhazi, ata janë përplasur me policinë, si dhe tifozët rivalë në Marseille, vetëm pak orë para takimit Angli  – Rusi.

Sipas BBC, edhe këtë herë policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, ndërsa në pamjet e publikuara online mund të shihen sende që hidhen drejt policisë, si dhe persona të gjakosur.

Përplasja degjeneroi dhe njëri prej tifozëve përfundoi i plagosur rëndë. U desh ndërhyrja e ambulancës që i dha ndihmën e shpejtë duke i bërë edhe masazh kardiak.

kta

Vetë autoritetet britanike e kanë konsideruar sjelljen e tifozëve si të “turpshme”. Ndërsa korespondenti i BBC, Nick Eardley, e përshkruajti situatën si të “tmerrshme”.

Gazetarë të ndryshëm britanikë, në media sociale shkruajnë se, shkak për këto përplasje të dhunshme është bërë një grup huliganësh rusë, të cilët kanë hyrë në qytetin e Marseille për të shkaktuar trazira./tvklan.al