Këtë vit në “Kënga Magjike” në Tv Klan janë shpallur më shumë artistë të kategorisë “Big” se në çdo vit tjetër. Ndaj, gara për çmimin e artistit më të mirë shqiptar është mjaft e fortë edhe për bashkëngjitjen e emrave të rinj.

Për të lajmëruar fituesin e kategorisë “Big Artist”, vjen anëtarja e jurisë Ema Andrea. Çmimi “Big Artist” i akordohet Marsela Çibukajt, e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.

“Faleminderit të gjithëve. Jemi mbushur me emocione gjatë këtyre netëve, kjo është një skenë magjike. U munduam së bashku me trupën e baletit e ardhur nga Italia, së bashku me Alban Ramosajn i cili është autori i këngës, orkestrimi i Darko Dimitrov & Marko Polo, që të sillnin pak magji në këtë skenë magjike. Faleminderit të gjithëve ju që na dhuroni po aq magji dhe dashuri”, tha Marsela Çibukaj./tvklan.al