Marsela Çibukaj është e ftuar në puntatën e radhës në emisionin hit “Në kurthin e Piter Pan”. Ajo ka rrëfyer disa sekrete mbi fëmijërinë e saj, duke ndarë detaje nga jetesa në Shqipëri dhe marrëdhënien me gjyshërit.

“Kam patur një fëmijëri të bukur. Nuk kemi pasur teknologji, por kemi kujtime të prekshme, emocione që nga gjyshërit deri te prindërit që janë munduar të na i përcjellin e të na i trashëgojnë. Mbaj mend ndonjë gatim, ndonjë fjalë të ëmbël, qoftë edhe kritika nga gjyshi. Ne kemi jetuar një pjesë në veri, më tej në Vlorë, para se të shkonim në Itali. Gjatë verës shkonim te gjyshi dhe çakordoheshim, sepse gjyshërit na përkëdhelnin dhe bënim prapësira”, u shpreh këngëtarja për “Piter Pan”./tvklan.al