Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe muzikanti Vitmar Basha duket se tashmë e kanë kaluar “provën e martesës” dhe janë gati për ceremoninë e vërtetë.

Çifti i artistëve u shfaq në mbyllje të sfilatës së stilistit Joni Peçit, nën petkun e “të sapomartuarve”.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm  Modë” në Tv Klan, ata rrëfyen emocionet e kësaj sfilite ndërsa me  humor thanë se tashmë i bënë provat për dasmën e tyre.

Qejfi im është që pjesëtarët më të ngushtë të familjes sime t’i kem aty tek Sahati… kështu që tek kryebashkiaku, plus që më duket se është një vend shumë i bukur”, shprehet Vitmari teksa mendon për realizimin e dasmës së tij.

Por për të mos “i ngelur qejfi” nuses që është nga Vlora, Vitmari thotë se ahengun mund ta bëjnë në brigjet e jugut.

Por a kanë në plan çifti për t’u bërë prindër?!

Marsela shprehet se dëshira është shumë e madhe dhe se etapat e jetës së tyre janë të përmbushura dhe duket se koha ideale për ardhjen e një fëmijë tashmë ka trokitur.

Dëshira është shumë e madhe, duam një familje të madhe”, shprehen ata. /tvklan.al