Gjatë fundjavës në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë.

Protestës do t’i paraprijë një marsh i ngjashëm në New York një ditë më parë ndërsa me datën 3 Prill në Hagë.

Ndaras nga ish-krerët e UÇK-së, në Gjykatën Speciale tashmë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës i njohur si komandant “Ujku” që akuzohet për krime lufte në Kukës, ndërmjet datave 17 Maj 1999 dhe 5 Qershor 1999.

Dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së të akuzuarit dhe të trupit gjykues. Sipas dëshmitarit, babai i tij e ka humbur shikimin tetë vjet pas torturave ku, sipas tij, ishte i përfshirë i akuzuari Shala.

Seanca ka vazhduar me dëshminë e dytë, që është dëshmitarja me numrin 6.

Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej Marsit të vitit 2021.

Tv Klan