Të kaltrit shkojnë në 10 takime pa pësuar gol, 33 muaj më parë u mundën për herë të fundit

Italia e Roberto Mançinit fiton, bind, zbavit dhe në fushë duket sikur nuk gabon në asnjë gjë. Fitorja 3-0 ndaj Zvicrës solli kualifikimin në një të tetat e evropianit dhe rezultatin e 29 pozitiv radhazi.

Rekordi i “të kaltërve” është vendosur në 1939, kur kombëtarja e drejtuar nga Vitorio Pozzo nuk u mund për 30 takime në radhë.

Humbja e fundit e Italisë me Roberto Mançini në stol ka qenë më 10 Shtator të 2018-s, pra 33 muaj më parë. Në takimin ndaj Uellsit ai mund ta barazojë rekordin e Pozzo-s, e madje ka shansin të vendosë një të ri.

Kundër helvetëve, u luajt takimi i 10 radhazi pa pësuar gol. Hera e fundit që Italia pësoi gol ishte më 14 tetor të 2020-s, ku barazoi 1-1 me Holandën.

Portieri Xhixho Donaruma ka 785 minuta pa pësuar gol dhe nëse vazhdon kështu, pas katër ndeshjes mund të thyejë rekordin e legjendës Dino Zof, që e ruajti portën 1143 minuta të paprekur në vitet 1972-1974.

Përveç mbrojtjes, edhe sulmi itlian ka sjellë mjaft gola. Tre rrjetat ndaj Zvicrës i çojnë në 31, golat radhazi  të realizuar. Sulmuesi Ciro Imobile ka shënuar 4 herë radhazi.

Mançini e ka kthyer ekipin në makineri lufte.  Me golat ndaj helvetëve, Manuel Lokateli bëhet futbollisti i tretë që shënon një dygolësh me kombëtaren në evropian, pas Pierluigi Casiraghi-t në Euro 1996 dhe Mario Balotelli-t në Euro 2012.

Klan News