Demostratat u nxitën pas akuzave për përdhunim nga zyrtarë të parlamentit

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në marshime nëpër Australi, duke protestuar kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit të grave në vend.

Ata u nxitën nga një valë e fundit e akuzave për sulm seksual, përqendruar rreth parlamentit të Australisë. Akuzat janë përqendruar në qeverinë konservatore.

Protestat u organizuan një javë më parë, pasi Prokurori i Përgjithshëm Christian Porter zbuloi se ai ishte subjekt i një pretendimi për përdhunim të vitit 1988 të cilin ai e mohon. Brittany Higgins, një ish-këshilltare politike e cila pretendoi në shkurt se ajo ishte përdhunuar në një zyrë të një ministri në 2019, gjithashtu ka nxitur zemërimin e publikut.

Protestuesit mendojnë se reagimi i qeverisë ndaj akuzave për sulme seksuale ka qenë i papërshtatshëm. Shumë të pranishëm mbanin pankarta dhe ishin të veshur me të zeza në shenjë proteste. Në Melburn, protestuesit mbanin një banderolë të gjatë që rendiste emrat e grave të vrara në akte të dhunës gjinore

Organizatorët në tubimin e Canberrës gjithashtu paraqitën një peticion për ligjbërësit me mbi 90,000 nënshkrime që kërkonin përgjegjësi më të madhe të sjelljeve seksiste në parlament. Deklarata e Brittany Higgins ka sjellë reagime të shumë grave të cilët kanë treguar historitë e tyre përfshirë në sistemin shkollor të Australisë, vendet e punës dhe në profesione të tjera.

Shumë kanë bërë thirrje që qeveria të hetojë pretendimet e kaluara kundër  Porter, zyrtari më i lartë i ligjit i vendit. Ata duan një hetim të pavarur në çështjen.

Kritikët gjithashtu thonë se qeveria ka qenë shumë e ngadaltë dhe joefektive në përgjigjen ndaj akuzave më të gjera të seksizmit në parlament një problem që ata thonë se shtrihet përtej vijave të partisë.

Klan News