Marsi, mision i pamundur?

Marsi, mision i pamundur?

22:58 14/08/2019

17 ekspertë: Pasojat shëndetësore mund të jenë të pariparueshme

50 vjet më parë njeriu mbërriti në Hënë dhe tashmë synimi është të zgjerojë kufijtë dhe të eksplorojë planetët. I pari në listë është Marsi, dhe teknologjia me përparimet e saj mund ta bëjë të mundur një udhëtim të tillë në hapësirë.

Por ajo që njeriu nuk ishte përgatitur është pikërisht sesi mund ta përballojë organizmin një udhëtim të tillë, dhe qëndrimin atje. Në bazë të eksperimenteve të kryera së fundmi, duket se kushtet nuk janë aspak premtuese. Studimet e fundit të kryera në laborator nga 17 ekspertët më të mirë në botë, duke stimuluar kushtet reale që duhet të përballojnë astronautët në një udhëtim për në planeti e kuq, tregojnë se njeriu mund të humbë memorjen, të shfaqë probleme serioze në komunikim si pasojë e degjenerimit të strukturave neurale.

Kjo vjen si pasojë e bombardimit nga rreze kozmike të cilat në ato kushte do të sulmonin membranat qelizore, ADN dhe struktura të tjera të trupit, me pasoja tumorale dhe të papërballueshme. Gjithashtu një udhëtim i tillë i cili do të zgjaste të paktën 10 muaj në vajtje, qëndrimin në Mars dhe 10 të tjerë për kthimin në Tokë, për momentin njeriu nuk mund të jetë në gjendje t’i rezistojë.

Sipas eksperimenteve, vetëm uji mund të funksionojë si mburojë ndaj rrezatimeve, por është mjaft i rëndë. Ekspertët do të fokusohen në realizimin e pajisjeve speciale, të cilat do të kenë tipologji ndryshe nga ato që janë përdorur për udhetimin në Hënë.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT