Manastirliu fton mjekët e diasporës për bashkëpunim

Pandemia e koronavirusit ishte në fokus të diskutimit në samitin virtual të diasporës. Ekspertët kanë marrë në analize situatën aktuale, dhe ecurinë e rasteve për të cilat u tha se pritet të shënojnë rënie në mes të Marsit.

“Jemi në një situatë të qëndrueshme, por do të jemi me raste të larta deri në fillim të Marsit dhe pastaj presim në mes të marsit rënie të kurbës së infektimit”.

Përfaqësuesit e dy spitaleve Covid në kryeqytet, u ndalën tek problematikat shëndetësore që ka shkaktuar koronavirusi tek pacientet e shtruar, duke sjellë dhe vdekje në disa raste.

“Prekë të gjithë sistemin e organizmin. Shkaku numër 1 vdekshmërisë është insuficienca respiratore”

“Disa sëmundje si, obeziteti, mund të shkaktojë një gjendje të rendë”.

Trajtimi në shërbimin ambulatorë dhe përdorimi i medikamenteve pa kriter ishte pika kyçe për të cilën apeluan mjekët shqiptarë në diasporë.

“Vitamina D është e nevojshme, mos të përdoren antibiotik, përdorimi i tyre bëhet vetëm në struktura spitalore”.

Ashtu siç edhe është thënë vaksinimi mbetet pika kyçe për frenimin e pandemisë.

“Skenari ynë është për ta përfunduar në 14 muaj, deri tani kemi bërë 7970 vaksina në nivel kombëtar”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, falënderoi mjekët shqiptarë në diasporë për ndihmën e ofruar deri tani ndërsa kërkoi bashkëpunimin e tyre për të kontribuar për krijimin e modelit të ri të autonomisë që pritet të fillojë nga Spitali i ri Memorial që po ndërtohet në Fier.

“Dua t’iu bëj thirrje të gjithëve ju, mjekë të diasporës, që të jepni kontributin tuaj personal në krijimin e këtij modeli të ri. Brenda dy javësh do të hapim thirrjen për rekrutimin e personelit mjekësor për këtë spital, i cili do të menaxhohet nga kolegë turk për një periudhë, deri sa të ngrihet modeli”

Spitali i fierit do të çel dyert në Maj. Aty do të shërbejnë 380 mjekë e infermierë 50 prej të cilëve do të vijnë nga Turqia.

Tv Klan