Kozeta Kurti, anëtarja e jurisë së “Kënga Magjike” në Tv Klan prezantoi çmimin për artistin më të mirë të ri. “Best New Artist” i edicionit të 23-të të festivalit është Martin Pano.

“Sinqerisht nuk di çfarë të them. Ju falenderoj të gjithëve. Falenderoj Adrian Hilën dhe Rozana Radin për këtë këngë që më dhuruan. Falenderoj familjen time, ju dua. Kjo është për ju. Falenderoj publikun për duartrokitjet e pafundme dhe jurinë që besuan tek unë”, tha artisti. /tvklan.al