“The Irishman” me 10 nominime nuk mori asnjë çmim

Regjisori i famshëm Martin Scorsese është përgjigjur me këtë foto ironizuese ndaj injorimit që Akademia e Çmimeve Oscar i bëri filmit të tij irlandezi këtë vit, duke mos i dhënë asnjë çmim, pavarësisht 10 nominimeve.

Në njërën anë mban dhelprën e vogël të së bijës, nga ana tjetër të vetmin trofe që ka marrë filmi në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Palm Springs në Nëntor.

I vetmi ngushëllim për 77-vjeçarin është fjalimi i fituesit koreanojugor, Bong Joon-ho, që e falenderoi për frymëzimin, duke citur shprehje të tij dhe duke e quajtur maestro.

Tv Klan