Martin Sonka vjen në Shqipëri për të dhuruar spektakël në ajër.

Piloti çek i “Red Bull Air Race”, Martin Shonka do të performojë mesditën e së mërkurës në Sheshin Skënderbej.  Ai është ftuar special në 25-vjetorin e themelimit te Federatës se Aeronautikës Shqiptare falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës dhe Red Bull për Ditën e Verës.

Me një përvojë dhjetravjeçare, aerobatiku Sonka është një pilot luftarak në Forcën Ajrore Çeke ku edhe është dekoruar. Ai iu bashkua “Red Bull Air Race” në vitin 2010 kur edhe la karrierën në ushtri.

Në finalen e Spilbergut në Austri në vitin 2014 ai mori çmimin e Parë. Ndërsa  2017-a  shënoi një hap të rëndësishëm për karrierën e tij me fitoren e dy garave njëra pas tjetrës në Abu Dabi dhe në Porto.

Tv Klan