Martinez kërkohet edhe nga Manchester City


Martinez kërkohet edhe nga Manchester City

20:00 16/07/2020

Rivalitet me Barçën për sulmuesin argjentinas

Lautaro Martinez po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e klubeve me emër. Pas Barcelonës është radha e Manchester City, që të mendojë për sulmuesin argjentinas.

Pep Guardiola po mendon për përforcimet pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që hodhi poshtë pezullimin 2-vjeçar të UEFA-s, nga Kupat e Europës. Lautaro Martinez po bën mirë me Inter në fushë, por mund të kthehet në një burim përfitimi.

Ndërkohë Inter dëshiron të mbajë Alexis Sanchez, i cili erdhi në formë huazimi nga Manchester United. Klubi anglez është i gatshëm ta lejojë, por kërkon 20 milionë euro për sulmuesin.

Megjithatë trajneri i zikaltërve Antonio Conte ka një dëshirë më të madhe. Të marrë në skuadër N’Golo Kante, të cilin e ka patur lojtar te Chelsea. Por ajo që e bën të vështirë është paga e lartë e tij, 8 milionë euro në sezon.

Tv Klan




Të ngjashme