E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, Teuta Borova u shpreh se meshkujt homoseksualë bëjnë jetë të dyfishtë. Sipas saj, ata martohen me femra sa për opinion, edhe pse këto të fundit e dinë që bashkëshortët e tyre kanë një tjetër orientim seksual.
Teuta Borova: Ke dhe shumë raste të tjera që kanë qenë homoseksual meshkuj, por personalitete në vendin, ose në shoqërinë ku kanë jetuar, kanë bërë një martesë sa për opinion, kanë ardhur dhe 2 fëmijë në jetë dhe gruaja e ka ditur dhe e di shumë mirë prioritetin e bashkëshortit, të partnerit dhe ai ndërkohë bën një jetë të dyfishtë. Marrëdhëniet janë nga më të ndryshmet, na pëlqen, s’na pëlqen ne si shoqëri, i pranojmë, nuk i pranojmë, ky është realiteti. Pra, nëse një djalë është homoseksual, ai martohet me një të gjinisë së tij ose nuk martohet, ai prapë nuk ka për të riprodhuar, se ai nuk bën dot marrëdhënie intime me një femër. Pra, nuk është problemi jetojnë në bashkëjetesë, është vetëm ajo vula në bashki që mund ta frenojë këtë riprodhim. Thelbi është dëshira. /tvklan.al