Gjithçka është gati. Nesër, Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen. Qindra njerëz janë mbledhur që sot para Kështjellës Windsor, ku do të mbahet ceremonia e kurorëzimit.

Kureshjte e madhe, por edhe pritshmëri për fustanin e nuses, aq sa dizajner dhe stilistë të ndryshëm kanë hedhur idetë e tyre se si duhet të jetë nusja mbretërore nesër.

Por para dasma ka pasur edhe lajme jo të mira. Telenovela nëse babai i aktores amerikane do të marrë pjesë në ceremoni pati një fund jo të lumtur. Thomas Markle nuk do shoqërojë vajzën e tij drejt altarit, si pasojë e problemeve shëndetësore, të paktën kjo shkruhet në deklaratën zyrtare të familjes mbretërore.

Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe Elton John, jo vetëm si i ftuar nderi, por sipas mediave britanike ai do të këndojë për familjen mbretërore 21 vite pas interpretimit të

Candle in the wind

në ceremoninë mortore të Lady Dianës. 

Tv Klan