Martohet aktorja e famshme turke në kohë koronavirusi, dasmorët online



Martohet aktorja e famshme turke në kohë koronavirusi, dasmorët online

09:00 09/05/2020

Aktorja e famshme turke që luan rolin e Selxhan në serialin “Osman”, Didem Balçın është martuar në kohën e koronavirusit. Ajo dhe avokati Can Aydın kanë vendosur të zhvillojnë ceremoninë e martesës pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi.

Çifti janë njohur me njëri-tjetrin rreth 1 vit më parë, por kanë vendosur të martohen në kushtet e reja të koronavirusit. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale dallohet që ata kanë respektuar masat parandaluese duke përdorur maskat. Të ftuarit e vetëm ishin prindërit dhe dëshmitarët e çiftit. Miqtë dhe të afërmit e tjerë e kanë ndjekur gjithçka online përmes aplikacionit “Zoom”.

Dëshmitarët e nuses ishin İdil Fırat, Çağatay Öztürk, ndërsa për dhëndrin Mert Fırat (Emre në serialin “Hakmarrje”) dhe Mehmet Mutlu.

KUSH ËSHTË AKTORJA DİDEM BALÇIN ?

Ajo ka lindur më 18 Maj 1982 në Ankara. Ka një motër më të madhe që quhet Ozlem. Mamaja e saj ka prezantuar Turqinë si Miss Bukuria në Japoni në vitin 1975, ndërsa i ati ka punuar në radion shtetërore. Didem ka përfunduar shkollën e lartë për teatër dhe aktrim. Numëron 5 role në teatër që nga viti 2002 dhe më shumë se 20 role në filma dhe seriale. Në vendin tonë është e njohur nga roli i Selxhan në serialet “Ertugrul” dhe “Osman” të transmetuar në Tv Klan.

Më poshtë gjeni disa foto nga dasma e tyre.

/tvklan.al







Të ngjashme