Elsa Dhako, 30 vjeçe, nga qyteti i Pogradecit nënë e tre fëmijëve, përkatësisht 11, 7 dhe 5 vjeç ka marrë pjesë tek emisioni “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer jetën e saj të dhimbshme, vështirësitë dhe problemet që është detyruar të përballet për shkak të varfërisë ekstreme. Nëna e saj është detyruar ta martojë atë kur ishte vetëm 13 vjeç, por mesa duket kjo martesë nuk shkoi ashtu siç duhej.

Ka pasur një jetë të vështirë. Problemet e saj kanë nisur herët.  Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, për të mos jetuar më rrugëve, e ëma e martoi qëkur ishte 13 vjeçe.  Nga martesa e parë ka një djalë 13 vjeç.

Mirela Milori: Ta nisim nga martesa jote e parë, ti je martuar…?

Elsa Dhako: 13 vjeç.

Mirela Milori: Ke qenë shumë e vogël.

Elsa Dhako: Ishim 5 fëmijë, ishim shumë fukarenj, babai më ka vdekur kur kam qenë 6 muajsh, mami ishte shumë e re dhe jemi detyruar sepse nuk na mbante dot me bukë. Kur jam martuar unë nuk bëheshe dot celebrimi dhe për këtë gjë i lutesha gjithmonë mamit, më vinte më përkrahte.

Mirela Milori: Ti je martuar 13 vjeç, e njihje burrin?

Elsa Dhako: Jo nuk e njihja, nuk e dija çfarë ishte martesa.

Mirela Milori: Sa vjet ishte burri?

Elsa Dhako: Burri ishte 28 vjeç. Ishte një familje shumë e mirë, vjehrrën e kisha shumë të mirë.

Mirela Milori: Kur ke kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë?

Elsa Dhako: 13 vjeç, isha fëmijë por nga e keqja u martova dhe unë.

Elsa tregon se në moshën 15-vjeçare ngeli shtatzënë për herë të parë por bashkëshorti nuk dëshironte që të kishin fëmijë dhe e abortoi. Fëmija i saj i parë edhi në jetë kur ajo ishte 18 vjeç.

Mirela Milori: Më the që raportet me familjen e burrit ishin të mira.

Elsa Dhamo: Shkoja shumë mirë, kisha një kunatë, bashkëjetonim në një shtëpi, por bashkëshorti i saj pinte dhe e dhunonte shumë bashkëshorti im i dilte krahë dhe kjo nuk donte që unë të isha e lumtur dhe shkonte nëpër këto vendet këndonte dhe nuk e di si u shkatërrua jeta ime nga ajo familja, e kam dashur jashtë mase.

Martesa e Elsës nuk zgjati shumë, ajo shkoi tek e ëma dhe kindi aty sepse burri thoshte që nuk është fëmija e tij.

Elsa Dhamo: Më 8 Shkurt që kam lindur djalin ai u kthye nga Greqia dhe nuk e ka takuar. Mu bë djali 11 vite dhe ai nuk e ka takuar kurrë. /tvklan.al