Martohet Jennifer Lawrence

Posta

Martohet Jennifer Lawrence

14:22 22/10/2019

Mes të ftuarave Adele dhe Emma Stone

Aktorja hollivudiane, Jennifer Lawrence i tha po të dashurit të saj, Cooke Maroney, koleksionistit të njohur të artit. Ceremonia e martesës ishte tejet private dhe u mbajt në kështjellën Newport në Rhode Island. Çifti ishte njohur vetëm një vit më parë, por për aktoren ishte dashuri më shikim të parë dhe Cooke i duhuri.

Mes 150 të ftuarve e pranishme ishte aktorja e njohur, njëkohësisht mikja e saj e ngushtë Emma Stone, këngëtarja britanike Adele, Cameron Diaz apo edhe Siena Miller.

E blinduar për sytë e  publikut, pa praninë e gazetarëve, ceremonia mësohet se ka nisur fillimisht me një barbecue, më pas me një kokteil për të vijuar me darkën dhe festën deri në mengjes.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT