Mashkulli më seksi në botë i dha fund beqarisë. Idris Elba është martuar me partneren e tij, aktoren dhe modelen Sabrina Dhowre.

Çifti vendosi që ta bënte celebrimin në Marrakesh të Marokut, në një ceremoni që sipas mediave të huaja ka qenë përrallore, ndonëse u mbajt shumë e fshehtë.

Të sapomartuarit nuk kanë publikuar asnjë foto nga dasma e cila zgjati 3 ditë, duke e mbajtur tërësisht larg syrit të publikut, dhe në prani vetëm të njerëzve më të afërt.

Elba ka qenë martuar më parë me Hana Norgaard dhe Sonya Hamlin, ndërsa vendosi t’i propozonte për martesë të dashurës së tij në Shkurt të vitit të kaluar.

Tv Klan