Këngëtari i njohur Mc Kresha dhe Erzina Shehu sapo i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni private dhe të veçantë në Prishtinë, por rrjeteve sociale nuk i shpëtojnë disa momente nga këto çaste të paharrueshme.

Më poshtë keni një video me disa momente të ceremonisë.

Miqtë e tij më të mirë, por njëkohësisht edhe personazhe të njohur si Gjiko, Ledri Vula, Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa ishin ata që postuan disa video dhe foto nga ceremonia.

Urime çiftit! /tvklan.al