Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë martuar në një ceremoni private në shtëpinë e tyre. Miqtë e tyre kanë publikuar në rrjetet sociale foto të tyre, si dhe një video, ku shihet çifti pranë një torte gjigante, të rrethuar me gota shampanje.  Ndërsa në një foto të dy mbajnë në dorë një thikë të madhe dhe janë gati për të prerë tortën.

Miley kishte veshur një fustan elegant me njërën shpatull jashtë. Ndërkohë Liam dukej mjaft elegant i veshur me një kostum të zi dhe një lule të bardhë në xhepin e xhaketës.

Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth janë njohur që në vitin 2009, kur u bënë bashkë për xhirimet e filmit “The Last Song”. Marrëdhënia e tyre ka pasur disa herë ulje e ngritje deri në vitin 2016 kur u kthyen bashkë dhe mesa duket se do të qëndrojnë përgjithmonë.

Klan Plus