Martohet në spital 23-vjeçarja që humbi këmbët nga bombardimet në Ukrainë





Martohet në spital 23-vjeçarja që humbi këmbët nga bombardimet në Ukrainë

16:42 02/05/2022

Janë bërë mjaft virale disa pamje ku duket një çift ukrainas duke kërcyer në dasmën e tyre në një spital në Lviv.

Videoja, e shpërndarë nga Euromaidan Press tregon dhëndrin Viktorin teksa mban në krah bashkëshorten e tij.

Nusja 23-vjeçare Oksana humbi këmbët e saj pasi një minë shpërtheu gjatë luftës në Ukrainë.

Që atëherë, çifti është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore./tvklan.al













Të ngjashme