26 vjeçarja japoneze është bashkëshortja e radhës së yllit hollivudian

Ai është 57 vjeç por mosha për të është thjesht një numër. Nicolas Cage është martuar sërish por ajo që i ka rrëmbyer zemrën është një 26 vjeçare.

Çifti është martuar në 16 Shkurt por pamjet e dasmës ata i ka bërë publike më vonë. Cage dhe Riko Shabata u martuan  në një ceremoni  shumë të vogël dhe intime në Hotel Wynn në Las Vegas.

Shabata, kishte veshur një kimono japoneze, tradiconale për nuset në Japoni, të punar me dorë. Çifti – të cilët u takuan në Shiga, Japoni, më shumë se një vit më parë shkëmbyen betimet tradicionale katolike.

E para që e ka uruar për martesën ka qenë  ish-gruaja e Cage, Alice Kim, të cilët tani janë miq të mirë, si dhe djali i tyre, Kal-El 15 vjeç.

Kjo është martesa e pestë e Cage pas ndarjes së tij publike nga Erika Kookie pas një martese katër-ditore në Mars të 2019-ës, në Las Vegas. Atij iu dha divorci dy muaj më vonë. Ylli hollivudian më parë ka qenë i martuar me Patricia Arquette (1995-2001), Lisa Marie Presley (2002-2004) dhe Alice Kim (2004-2016).

Përveç Kal-El, ai ka edhe një djalë Weston, 30 vjeç, nga lidhja me aktoren Christina Fulton. Por martesa është shoqëruar edhe me tallje në rrjete sociale nga ana e fansave të aktorit të cilët janë shprehur se ndjejnë keqardhje për të dhe të tjerët thonë se as kjo martesë nuk do të shkojë shumë gjatë.

Klan News