Pas rreth 7 viteve bashkëjetese dhe 3 djemve me gazetaren Pilar Rubio, kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos celebroi në martesë lidhjen e tij të gjatë.

Ceremonia e martesës u mbajt në katedralen më të famshme të Sevilla, që është qyteti i tij i lindjes. Mbi 400 persona morën pjesë mes të cilëve personazhe nga më të njohurit të botës së futbollit në Spanjë dhe jo vetëm si David Beckham dhe bashkëshortja. Gjithashtu edhe Jordi Alba, Luka Modriç, Keylor Navas, Roberto Carlos apo Alvaro Morata, ndërkohë që binte në sy mungesa e Cristiano Ronaldos.

Ramos mbërriti në katedrale i shoqëruar nga nëna e tij ndërsa nusja Pilar Rubio u shoqërua nga babai. Pas ceremonisë që zgjati rreth një orë, çifti falënderoi qytetarët e Sevilla për pritjen, por edhe përshkroi për median emocionet e ceremonisë.

Në dasmën e Ramos nuk lejoheshin të përdoreshin telefonët celularë. Kështu do të jetë thuajse e pamundur që të shihen edhe imazhet e grupit legjendar AC/DC, të cilët kanë performuar për disa minuta për të gjithë të ftuarit. Vetëm për t’i dhënë kënaqësinë të ftuarve, Ramos ka paguar më shumë se 1 mln euro për grupin australian.

Tv Klan