Historia e dashurisë mes Silva Baltadorit dhe Dick Heijneman është një histori që lindi në mënyrë krejt rastësore dhe që hodhi themelet e një lidhjeje të qëndrueshme. Gjithçka nisi nga një puthje virtuale mes dy të panjohurve në verën e vitit 2015, kur Dick i shkruajti Silvës në rrjetet sociale. Sot pas 3 vitesh e gjysmë, Silva dhe Dick i thanë “Po” njëri-tjetrit përgjithmonë. Vetëm pak ditë më parë, ata celebruan dashurinë e tyre në Holandë, aty ku edhe jetojnë sëbashku. Sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Silva rrëfeu momente nga celebrimi dhe se tashmë mban mbiemrin e bashkëshortit të saj, Heijneman.

“Martesa zyrtare ka ndodhur më 9 Janar. Kemi menduar gjithashtu të bëjmë një party në Amsterdam në Pranverë dhe do bëjmë edhe një party në Shqipëri. Nuk do të jetë dasmë klasike, edhe pse Dicku e ka shumë me qejf sepse martohet për herë të parë, por për mua nuk është hera e parë. Unë kam besuar gjithnjë në dashuri, jam natyrë shumë shpirtërore dhe mendoj se është vlera dhe dhurata më e bukur që mund të marrë secili prej nesh në jetë. Dashuria është ajo që të bën të kthehesh tek vetja në ndonjë moment që edhe mund ta kesh harruar veten siç më ka ndodhur mua që jetoja për fëmijët. Kisha nevojë për atë aksionin dhe mesazhin “të dua” në celular. Kur fëmijët rriten shkojnë jetën e tyre dhe ke nevojë për një partner. Fëmijët e mi kanë marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin tim”,

tha Silva Heijneman.

/tvklan.al