Meadow Walker sapo filloi një kapitull të ri me Louis Thornton-Allan. Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker është martuar! Modelja 22-vjeçare Meadow i ka dhënë fund beqarisë në 22 Tetor dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as aktori Vin Diesel i cili është kumbari i Meadow dhe e shoqëroi atë në altar në vendin e të atit. Ky një moment emocionues, ku Diesel nuk hoqi dorë kurrë nga familja e Paul Walker, ku i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe i ka mbështetur. /tvklan.al