Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu, ishte i ftuar sëbashku me bashkëshorten Edi Gogu në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, këtë të martë.

Përveçse tregoi historinë e tij të dashurisë, Gogu sqaroi edhe ato që i quajti “keqkuptime” dhe pseudonimin që i vunë mediat pas pjesëmarrjes në dasmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, në vitin 2014.

Rudina: Ju keni celebruar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, kur është martuar me Ajolën. Kemi fotot aty, si ka qenë ky moment, si pastor i Kishës Protestante, apo jo?

Toni Gogu: Në fakt, media e ka paraqitur ashtu, por në fakt, Eri me Ajolën, të cilët janë miq shumë të mirë, na ftuan sëbashku me Edin, si miqtë më të vjetër në jetën e tyre për t’u lutur për ta dhe për t’u treguar miqve të tyre se ça është martesa. Pra nuk është se kemi bërë një martesë fetare, për shkak se në Shqipëri nuk njihet me sa di unë. Unë në atë kohë unë drejtoja një prej institucioneve të sigurisë financiare në vend, Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Pra jemi si miq të Erit dhe Ajolës në atë gjë. Për shkak se dasma ishte shumë intime, mediat më vuri edhe një pseudonim duke më quajtur “pastor Genti”, i cili më ka ndjekur gjithë këto kohë. Edhe sot vazhdon gojëdhëna e pastor Gentit.

Edi Gogu: Kam përshtypjen se nuk kanë arritur të marrin vesh lajmin se cili ishte emri yt.

Toni Gogu: Ajo ka qenë ditë e veçantë…

Rudina: Po mirë, fakti që ju thërrasin pastor, që mbeten te profesioni juaj i parë pavarësisht detyrave e përgjegjësive që keni marrë, është bukur apo jo? Ju pëlqen kjo gjë?

Toni Gogu: Mua më pëlqen, se në fakt në shqip është bari dhe nuk është se është një nga punët e shumëkërkuara dhe nuk është ndonjë titull që përmban status a ku di unë.

Rudina: Mirë, po këtu ndryshon puna se është i shpirtrave. Nuk është bari dosido.

/tvklan.al