Psikologët: Nuk po respektohen nga të rriturit në ambiente të mbyllura

Fillimi i shkollës me një realitet të ri ka vënë fëmijët në një situatë jo të favorshme. Ndërkohë që shqetësuese për psikologen Entela Binjaku është fakti se të rriturit u kërkojnë fëmijëve të respektojnë disa masa që vetë nuk i respektojnë.

Sipas saj, duhet një kujdes i shtuar dhe komunikim i mirë i të gjithë aktorëve, jo vetëm prindër e mësues.

Shërbimi psikologjik në shkolla duhet të shtohet. Aktualisht një psikolog ndjek 700 nxënës. Sipas Binjakut, ka shumë fëmijët që mbarojnë arsimin paraunviersitar dhe nuk e kanë takuar ndonjëherë psikologun.

Klan Plus