Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

20 ditë burg për Duleman Karajin, kërcënuesi i ministres Ingrid Shuli. Gjyqtari i gatshëm i Gjykatës së Tiranës Agim Bendo vendosi sot në mesditë që si masë sigurie për ish-gazetarin Duleman Karajin, të vendos arrest me burg me 20 ditë afat. Gjatë këtij afati duhet të nisë procesi gjyqësor ndaj tij ose në të kundërt arresti me burg mund të shtyhet.

Prokurori që kërkoi këtë masë sigurie për Karajin, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Blerim Tominaj, si fakte të akuzës paraqiti konkluzionet zyrtare të hetuesve kriminal të cilët dolën në përfundimin se letra kërcënuese me plumbin në zarf është e Karajit. Duleman Karaji nuk e ka pranuar akuzën.

Prokurori Tominaj tha se për asnjë çast Karaji nuk është ndjekur në gjendje të lirë. Derisa gjithçka u sqarua dhe u arrit konkluzioni përfundimtar dhe sot u kërkua për të arrest në burg, masë që u pranua dhe nga gjyqatri Agim Bendo. Nëse akuzat do të vërtetohen se kërcënuesi i ministers Shuli është Duleman Karaji atëhere ai duhet të përballet me një dënim që shkon deri në 5 vjet burg./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj