Kush pret pyjet duke shkelur moratoriumin 10 – vjeçar të votuar në parlament do të përballet me burgun. Ky është synimi i autoriteteve që pritet që së shpejti do të zyrtarizojnë propozimet për ndryshim të kodit penal.

 20 ditë pas hyrjes në fuqi të  moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mbrojtjes së Pyjeve, Ergys Agasi tha se janë vendosur 9 masa administrative me vlerë totale 450 milionë lekë të vjetra, si dhe  janë bërë gati propozimet për ndryshimet në kodin penal.

Brenda verës së këtij viti në të gjitha akset  kryesore të transportit të lëndës drusore do të jenë të vendosura kamera , për të monitoruar shkeljet ligjore në kuadër të moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve dhe gjuestisë së paligjshme.

Tv Klan